Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fetaua Rabigh, kaseta nr 2
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: “Kur dikush shkon në treg, sheh shumë të këqija (gjynahe), kështu që cili është qëndrimi që duhet të mbajmë ndaj këtyre të këqijave? A duhet t’i kundërshtojmë ato?”
Shejkhu: ”Përgjigja është e njohur për ju. (Hadithi):
”Kushdo nga ju që shikon diçka të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, dhe nëse nuk ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë ta ndryshojë me gjuhën e tij, dhe nëse nuk ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë (ta urrejë) me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët.” (Muslimi, hadithi nr 49, nga transmetimi i Ebu Seid el Khudrit radijAllahu anhu).
Pyetësi: “Nëse dikush është në gjendje t’i kundërshtojë këto të këqija me gjuhën e tij ndërsa po shkon në treg për të blerë disa gjëra që i nevojiten, a duhet t’i kundërshtojë të tëra gjërat e këqija që has?”
Shejkhu: ”Përgjigja është njësoj.”
Pyetësi: “Njësoj.”
Shejkhu: ”Kushdo nga ju që shikon diçka të keqe, le ta ndryshojë, nëse nuk mundet ta ndryshojë…deri në fund. A mundet ta ndryshojë çdo të keqe që shikon? Ose mundet ta ndryshojë, ose nuk mundet ta ndryshojë, kjo është përgjigja.”