Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A mundet një grua me barrë të ketë menstruacione?

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)

Burimi: al-Fataua es-Sadijjeh, fq.104

Alam-ul-Kutub, 1415/1995

 www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Nëse gruaja është shtatzënë, a mund të ketë edhe menstruacionet?

Përgjigje: Është i njohur mospajtimi në mes të dijetarëve se gruaja shtatzënë a mund të ketë menstruacione apo jo.

Hanbelitë thonë se shtatzëna nuk mund të ketë menstruacione.Dhe gjaku që del, konsiderohet të mos jetë i menstruacioneve andaj adhurimi nuk duhet të braktiset për shkak të tij.

Një transmetim i dytë nga imam Ahmedi thotë se, shtatzëna mund të ketë menstruacione.  Dhe kjo mendoj se është e vërteta. Ky fenomen, shpesh mund t’u ndodh grave. Bazuar në këtë, gjaku konsiderohet të jetë i menstruacioneve dhe duhet të zbatohen të gjitha rregullat që kanë të bëjnë me to. Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: