Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa´di (v. 1376)
Burimi: el-Fataua es-Sa´dijjeh, fq.104
Alam-ul-Kutub, 1415/1995
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A konsiderohet një grua të ketë periudhën e saj mujore nëse konstatohet se ajo është shtatzënë dhe pastaj sheh se asaj i ka arritur periudha e saj mujore?
Përgjigje: Ka një mospajtim të njohur se a konsiderohet ajo të ketë të përmuajshmet e saj mujore apo jo. Hanbelitë nuk e konsiderojnë që ajo të ketë periudhën e saj mujore. Në këtë mënyrë gjaku konsiderohet të jetë i pavlefshëm dhe adhurimi nuk duhet të braktiset për shkak të tij.
Një transmetim i dytë nga imam Ahmedi thotë se ajo konsiderohet të ketë periudhën e saj mujore. Ky është mendimi i saktë. Kjo ka ndodhur shumë herë. Bazuar në këtë, gjaku konsiderohet të jetë periudhë mujore dhe pastaj të zbatohen të gjitha rregullat e menstruacioneve. Kjo është mendimi që kemi zgjedhur, dhe Allahu e di më mirë.