“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A ndikon frika nga mësyshi në besim?

Alameh Muhamed Aman bin Ali El-Xhami (v. 1416)
Kurratu Ujun-is-Selefijeh, fq. 48
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë do të thotë që mësyshi dhe zilia ndikojnë negativisht në besimin e njeriut?

Përgjigje: Mësyshi në gjuhën e përditshme përmendet shpesh si zili. Është e njëjta gjë.

Çfarë bën nëse ke frikë se një person do të të marrë mësysh?

I kërkon Allahut mbrojtje dhe i kthehesh Atij duke shpresuar që të  të mbrojë nga mësyshi. Kjo nuk është idhujtari, por një frikë e natyrshme. Nuk ka dallim midis frikës nga goditja me thikë, helmimi apo goditja nga mësyshi. Edhe mësyshi përbën një helmim jomaterial. Në një rast të tillë, duhet t’i drejtohesh Allahut, dhe kjo nuk ndikon negativisht në besimin tënd.

 

 

 

Shpërndaje: