Alameh Abdurr-Rrahman el-Uakil (vdiq. 1390)
Burimi: Uasa’il-ut-Teuhid, fq. 65-66
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu Azze ue Xhel ka thënë:
إِنَّ اللّهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تُؤدُّواْ الأَمَانَاتِ إِلَى أَهْلِهَا وَإِذَا حَكَمْتُم بَيْنَ النَّاسِ أَن تَحْكُمُواْ بِالْعَدْلِ إِنَّ اللّهَ نِعِمَّا يَعِظُكُم بِهِ إِنَّ اللّهَ كَانَ سَمِيعًا بَصِيرًا
”Allahu ju urdhëron që detyrat e besueshme t’ua besoni atyre që janë të denjë për to dhe kur të gjykoni në mes njerëzve – gjykoni drejt; Allahu, në të vërtetë, ju këshillon mrekullueshëm. E, Allahu me të vërtetë dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!” 4:58
Fjala “njerëzve” përfshinë një drejtësi shembullore që shkëlqen nga ndriçimi i Islamit. Me këtë fjalë të mrekullueshme Allahu Subhaneh e obligon pushtetarin që ti përmbahet të vërtetës dhe drejtësisë kur ai gjykon të gjitha grupet njerëzore që jetojnë në vendet islame, pa marrë parasysh nëse ata janë besimtarë ose jobesimtarë, muslimanë apo jo-muslimanë, të udhëzuar apo të devijuar, të sinqertë apo mashtrues, fisnikë apo të ulët, udhëheqës ose njerëzit e thjeshtë, të pasur apo të varfër, miq apo armiq.
Ai e paralajmëron pushtetarin që të mos e shtyjë të gjykojë në mënyrë jo të drejtë dhe të duhur për shkak të bindjeve, racizmit, nacionalizmit apo marrëdhënieve ndaj të afërmëve dhe miqve të dashur.
Si munden jobesimarët të frikësohen nga ligji Islamik? Ata e shohin se si Kurani thotë se si muslimanët ashtu edhe të pafetë duhet të gjykohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur. A njohin ata ndonjë dispozitë apo ligj tjetër që kujdesen më shumë për drejtësinë, dhe të vërtetën dhe mëshironë jobesimtarët se sa ligji Islam? A ka ndonjë ligj tjetër që e thotë këtë? A njihet në historinë e drejtësisë se ka një ligj të themeluar nga njerëzit që e informon botën sikurse kjo drejtësi madhështore dhe hyjnore?