Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (80), min: 1:00:45
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-16-2-1439-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Allahu -subhaneh- ka thënë:
“A e ke parë atë që dëshirat e veta i ka marrë për ilah (të adhuruar)?” El-Xhathije, 45:23
Çfarë do të thotë që njeriu e merr epshin e vet për ilah? A nënkupton kjo se ai e adhuron epshin dhe del nga feja?
Përgjigje: Kjo do të thotë që ai i nënshtrohet plotësisht epshit të vet, ndjek çdo dëshirë çoftë ajo hallall apo haram. Kështu ai e bën epshin e tij ilah (të adhuruar) i cili e urdhëron dhe e ndalon. Ky është kuptimi i ajetit:
“A e ke parë atë që epshin e tij e ka marrë për ilah (të adhuruar)?” El-Xhathije, 45:23
Kjo nuk do të thotë se ai del nga feja. Do të thotë se imani dhe bindja e tij janë të dobëta, të mangëta. Pothuajse ne të gjithë ndjekim epshet tona pak apo shumë, askush nuk shpëton nga kjo.