Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A po frikësoheni nga varfëria?

Imam Muhamed bin Jezid bin Maxheh el-Kazuini (v. 275)
Es-Sunen (5)
Komentues: Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

5 – Na ka treguar Hisham bin Ammar ed-Dimashki: Na ka treguar Muhamed bin Isa bin Sumej: Na ka treguar Ibrahim bin Sulejman el-Aftas, nga el-Uelid bin Abdirr-Rrahman el-Xharashi, nga Xhubejr bin

Nufejr, nga Ebu Derda i cili ka thënë:

”Ndërsa po diskutonim për varfërinë dhe shprehnim frikën tonë prej saj, na doli i dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “A po frikësoheni nga varfëria? Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Kjo botë (kënaqësitë dhe lukset) do t’ju vijë me bollëk dhe asgjë nuk do ta bëjë që zemra e dikujt prej jush të devijojë përveç kësaj. Pasha Allahun, unë po ju lë në diçka si bejda1 (rrugë e bardhë, e ndritshme, e qartë) nata dhe dita e së cilës janë të njëjta.”

Ebu Derda tha:

“Pasha Allahun! I dërguari i Allahut ﷺ tha të vërtetën. Pasha Allahun! Ai na la në diçka si bejda (rrugë e bardhë, e ndritshme, e qartë) nata dhe dita e së cilës janë të njëjta.” 2


1 Domethënë për shkak te zemrave të tyre të bardha dhe të pastra që nuk devijojnë drejtë së kotës; as jeta e mirë dhe as jeta e vështirë nuk do të shkaktojnë devijimin e tyre nga Allahu -te ala-. Bejda mund t’i referohet gjithashtu një metodologjie të qartë dhe të pastër.

2 Hadithi është i mirë.

Shpërndaje: