Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A prishet abdesi nëse zbathen çorapet?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu`u Fataua (11/173)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është pyetur Shejkhu i nderuar: Nëse personi i zbathë çorapet pasi që i ka dhënë mes’h atyre, a i prishet abdesi atij?

Përgjigje: Nëse ai i zbathë khufet (çorape prej lëkure) ose çorapet pasi që i ka dhënë mes’h atyre, nuk i prishet abdesi atij, kjo sipas mendimit më të saktë. Porse i prishet atij mes’hi dhe jo abdesi. Nëse ai i mbathë ato përsëri dhe e prish abdesin e tij, në këtë rast obligohet që t’i zbathë çorapet dhe t’i lajë këmbët e tij.

Ajo çfarë është e rëndësishme që të dimë është se, ai obligohet që t’i mbathë çorapet dhe ai është me abdes, duke i larë këmbët e tij, kështu e kemi mësuar nga fjalët e dijetarëve. Sepse kur personi i jep mes’h çorapeve të tij, pastërtia e tij është plotësuar duke u bazuar në argument fetar.

Çdo çështje e cila është e vërtetuar me argument fetar, nuk prishet vetëm se me argument fetar.

Kështu që, nuk prishet abdesi i tij nëse i zbathë çorapet, porse ai është me abdes derisa ta prish atë (abdesin) me ndonjë nga faktorët e njohur të cilët e prishin abdesin.

Ndërsa nëse ai i mbath çorapet pas kësaj (pasi që i ka zbathur) dhe don që t’i jep mes’h atyre (çorapeve) për së dyti, kjo nuk lejohet, sipas asaj që unë di nga fjalët e dijetarëve.

Shpërndaje: