“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A prishet abdesi nga të fiktë dhe gjumi?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu’ Fetaua ue Rasail Shejkh Ibn Uthejmin (4/200-201)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A prishet abdesi i një personi nëse atij i bie të fikët?”

Përgjigje: “Po, kjo e prish abdesin, sepse kur një personi i bie të fikët, ai humb mendjen më shumë se sa ai që është në gjumë të thellë. Ai që është në gjumë të thellë, nuk e di nëse ai ka lëshuar gazra apo jo, gjë e cila ia prish abdesin.

Mirëpo, nëse njeriu fle në gjumë të lehtë,- apo thënë është gjysmë i zgjuar- ai e dinë nëse ka lëshuar gazra apo jo. Kështu që ky lloj i gjumit nuk e prish abdesin, pavarësisht nëse personi fle shtrirë apo ulur, pa e marrë parasysh nëse është i mbështetur diku apo jo, apo fle në ndonjë mënyrë tjetër. Pra, përderisa ai është në gjendje ta dijë se nuk ka lëshuar gazra, atëherë abdesi i tij nuk prishet.

Prandaj,themi se humbja e mendjes kur ndodh të fikët, është më e madhe apo e njëjtë sikurse me gjumin e rëndë, atëherë pra ai duhet të marrë abdes.”

Shpërndaje: