Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fataua Arkan-il-Islam, fq. 480
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është agjërimi i saktë, nëse sheh ëndërr dhe ejakulon (që shkakton dalje të spermës)?
Përgjigje: Po, agjërimi është i saktë. Ëndrrat që shkaktojnë daljen e spermës nuk e prishin agjërimin sepse dalja e spermës nuk ndodh me qëllim. Allahu e ka ngritur lapsin nga personi i cili është në gjumë.
Në këtë rast dua të përmend atë që disa njerëz ditëve të sotme veprojnë gjatë Ramazanit. Disa njerëz janë të zgjuar tërë natën gjatë Ramazanit, e ndoshta edhe veprojnë gjëra që i dëmtojnë ata dhe nuk përfitojnë nga prej tyre, kurse gjatë tërë ditës ata flenë. Kjo gjë aspak nuk është e mirë. Njeriu duhet të kalojë kohën e tij duke adhuruar Allahun, duke bërë dhikër, duke lexuar Kuran dhe gjërat të tjera që e afrojnë atë tek Allahu.