Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A prishet agjërimi nga gëlltitja e pështymës dhe këlbazit?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr: (10/270)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A prishet agjërimi i Ramazanit nga pështyma? Fakti është që mua më del shumë pështymë nga goja, veçanërisht kur lexojë Kuranin në xhami, e cila edhe më bezdis.

Përgjigje: Që agjëruesi të gëlltit pështymën e tij kjo nuk ia prish atij agjërimin pavarësisht nëse pështyma të cilën ai e gëlltit është shumë apo pak dhe pavarësisht nëse kjo ndodh në xhami apo jo. Megjithatë, nëse është një këlbaz shumë i madh dhe rrëshqitës nuk duhet ta gëlltisësh atë, nxjerre jashtë ose hodhe në një fasulet nëse je në një xhami.

Shpërndaje: