Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Burimi: Tabakat-ul-Hanabilah (2/14-15)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Abdullah bin Ahmedi ka thënë:
“Babai im (imam Ahmedi) besonte se hadithi i Abdurr-Rrahman bin Zejd bin Eslam është i dobët dhe tha: “Ai e transmetoi atë nga babai i tij, nga Ata, nga Ebu Seid, nga profeti ﷺ kinse ka thënë:
“Tri gjëra nuk te prishin agjërimin: vjella, ejakulimi dhe hixhamja.”
El-Umeri transmetoi nga Nafi, nga Ibn Umeri i cili ka thënë:
“Ai që vjell nuk është i detyruar që të kompensojë atë ditë. Kush vjell me qëllim është i obliguar që ta kompensojë atë ditë.” 1
Babai im tha:
“Një prej haditheve më autentike nga profeti ﷺ është:
”Edhe hixhamebërësi edhe atij që i bëhet hixhamja e prishin agjërimin.” 2
1 Ebu Daudi (2,380) Tirmidhi (720), Ibn Maxheh (1676) dhe Ahmedi (10468). Autentik sipas Albanit në “Sahih-ul- Xhami (6243).
2 Ebu Daudi (2367), Tirmidhi (774), Ibn Maxheh (1679) dhe Ahmedi (15.866). Autentik sipas Albanit në “Irua-ul-Ghalil” (931).