Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Xhelasat er-Ramadhanijjeh, 1415/01/10
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në disa barnatore shiten ngjitës farmaceutik që vendosen në trup për t’ia plotësuar trupit nevojën për nikotinë për 24 orë (e shuan nevojën e duhanpirësit për një ditë të tërë). Kjo është një formë e një programi për të evituar pirjen e duhanit. A e prish agjërimin në qoftë se ajo ngjitet gjatë natës dhe qëndron një ditë të plotë dhe pastaj zëvendësohet me një tjetër?
Përgjigje: Kjo nuk e prish agjërimin e Ramazanit. Atij i lejohet që ta përdor atë. Kjo është ndoshta edhe e detyrueshme për ta përdorur në qoftë se ajo e bën atë që të heqë dorë nga pirja e duhanit. Nuk ka të keqe që njeriu t’i braktis ndalesat gradualisht. Kur Allahu dëshiroi që ta ndalojë alkoolin, Ai nuk e bëri atë menjëherë. Ai e ndaloi atë gradualisht. Së pari, Ai e lejoi atë. Ai pastaj shpjegoi se dëmi i tij është më i madh. Pastaj Ai e ndaloi atë gjatë kohës së namazeve. Më në fund, Ai e ndaloi atë plotësisht.