Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A prishet agjërimi nga paraloja me gruan?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

5 – Paraloja me gruan

Është e lejueshme për burrin që është agjërueshëm që të ketë paralojë me gruan e tij, ta puthë atë përderisa nuk kanë marrëdhënie. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të puthte gratë e tij dhe kishte paralojë me to kur ishte agjërueshëm. Ndërsa nëse personi ka frikë që të bie në atë që Allahu e ka ndaluar, atë që kemi përmendur më lartë, atëherë bëhet e ndaluar për të. Nëse ai joshet shpejt, atëherë ky veprim është i urrejtur në lidhje me të. Nëse përveç kësaj arrin ejakulim, ai duhet të vazhdojë agjërimin dhe pos kësaj duhet ta kompensojë këtë ditë. Sipas shumicës së dijetarëve ai nuk është i obliguar që të bëjë shpagim për këtë.

Lidhur me medhijun (lëngu që del gjatë epshit), ai nuk e prish agjërimin sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Agjërimi është në parim i saktë dhe se është e vështirë për t’i shpëtuar medhijut.

Shpërndaje: