Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr: (10/271-272)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet përdorimi i sapunit gjatë dushit në Ramazan? A e prishin agjërimin ëndrrat që shkaktojnë ejakulim? A e prishin agjërimin parfumet?
Përgjigje: Para së gjithash është e lejuar për agjëruesin që të lahet gjatë ditës në Ramazan me ujë. Së dyti, agjërimi nuk prishet nga ëndrrat e tilla të cilat i sheh gjatë ditës në Ramazan. Ajo që obligohet për të nëse i ka dalë sperma, është që të bëjë gusël.
Së treti, përdorimi i ndonjë lloj parfumi gjatë ditëve të Ramazanit kur personi është agjërueshëm nuk e prish agjërimin.
Megjithatë, nuk duhet të thith tym apo parfume në formë pluhuri si misk pluhuri.