Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/12019.mp3
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse një grua është duke u falur dhe një tjetër grua kalon para saj, a prishet namazi i saj?
Përgjigje: Kjo gjë nuk e prish namazin e saj, sepse i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse një burrë mysliman falet…” Nga kjo kuptojmë se gruaja nuk ka të njëjtin gjykim. Kjo nuk e prish namazin e saj, po për të qenë e sigurt, është mirë për të mos e vepruar këtë gjë. Hadithi është specifik për kalimin e gruas pranë burrit i cili është duke u falur. Ndërsa, për kalimin e saj para gruas (në lidhje me prishjen e namazit të saj), kuptimi i këtij hadithi nuk e përforcon këtë gjë.