Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (vdiq. 774)
Burimi: “Tefsirul-Kuranil-‘Adhiim (2/648-649)”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Thotë Allahu Te’ala:
اللّهُ الَّذِي رَفَعَ السَّمَاوَاتِ بِغَيْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا
“Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur pa shtylla; ju i shihni ato…” 13:2
Allahu Te’ala tregon për fuqinë e Tij të përsosur dhe se si Ai me lejen dhe urdhrin e Tij ka ngritur qiejt pa shtylla. Ai e ka bërë këtë me lejen e Tij, urdhrin dhe lehtësimin e Tij. Ai e ka ngritur atë aq lartë nga toka në mënyrë të pa kuptimtë për ne. Qielli më i ulët mbulon plotësisht tërë tokën dhe gjithçka që e rrethon atë nga uji dhe ajri. Qielli i parë është shumë lartë, mbi tokën dhe e mbulon atë nga të gjitha anët. Ndërmjet saj dhe Tokës është një distancë prej pesëqind vitesh udhëtim. Qielli i dytë mbulon qiellin më të ulët dhe gjithçka që ajo mbulon. Ndërmjet atyre të dyve është një distancë prej pesëqind vitesh. E njëjta gjë vlen edhe me të tretin, të katërtin, të pestin, të gjashtin dhe me qiellin e shtatë.
“…pa shtylla; ju i shihni ato…” – Është transmetuar nga Ibn Abbasi radijallahu anhu, Muxhahidi, el-Hasan, Katade dhe të tjerët të cilët kanë thënë: “Qiejt kanë mbështetje, por njerëzit nuk mund t’i shohin ato.”
Ijas bin Mu’avija ka thënë: “Qielli mbi tokë është si një kupolë për të (tokën).”
Do të thotë pa shtylla. E njëjta gjë është transmetuar edhe nga Katade. Kjo i përshtatet më mirë kontekstit të ajetit të parë, gjithashtu domethënies së qartë që nxirret nga fjalët e Allahut:
وَيُمْسِكُ السَّمَاء أَن تَقَعَ عَلَى الْأَرْضِ إِلَّا بِإِذْنِهِ
“Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në tokë.” 22:65
Bazuar në këtë, fjala “… ju i shihni ato…” është konfirmim i mëtejshëm për këtë gjë. Kjo do të thotë se qiejt janë ngritur pa mbështetje, ashtu siç po i shihni ato. Kjo dëshmon fuqinë e përsosur të Allahut.