Pyetje: A shihet nata e Kadrit me sy, thjesht me sytë e njeriut, ngase disa njerëz thonë: Nëse njeriu mund ta sheh natën e Kadrit, atëherë do të sheh dritë në qiell apo diç të ngjashme, dhe si e ka pa i dërguari i Allahut ﷺ dhe sahabët (radijAllahu anhum)? Dhe si e di njeriu që e ka pa natën e Kadrit? A arrin shpërblim njeriu edhe nëse nuk ka mundësi që ta sheh natën e Kadrit? Shpresojmë të na përgjigjeni me argument?
Përgjigje: Ka mundësi që dikujt t’i mundësohet pamja e natës së Kadrit, posaçërisht atij që Allahu ia bën të mundshme dhe kjo përmes pamjes së shenjave të kësaj nate.
Sahabët (radijAllah anhum) për pamjen e kësaj nate argumentonin me disa shenja. Mirëpo, mos pamja e saj nuk e pengon arritjen e vlerës së saj, për atë njeri që falet dhe bën ibadet me bindje dhe llogari në shpërblim.
Muslimani duhet të bëj përpjekje në kërkimin e kësaj në dhjetë netët e fundit të ramazanit, ashtu siç ka urdhëruar pejgamberi ﷺ me qëllim për të kërkuar shpërblimin, e nëse e qëllon këtë natë me namaz dhe ibadet me bindje llogari në shpërblim, atëherë do të ketë shpërblim edhe nëse nuk e di konkretisht atë natë.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush falet dhe bën ibadet në natën e Kadrit me bindje dhe llogari në shpërblim, do t’i falën mëkatet e kaluara.”
E në një transmetim tjetër thuhet:
“Kush falët këtë natë dhe bën ibadet duke e kërkuar atë (natën e Kadrit) i falën mëkatet e kaluara dhe të mëvonshmet.”
Veç së është vërtetuar nga pejgamberi ﷺ në transmetime çka tregojnë shenjat e saj, prej tyre: lindja e diellit në mëngjesin e saj është pa rreze.
Ubej ibën Ka’b (radijAllahu anhu) betohej në Allahun së nata e Kadrit është nata e njëzetë e shtatë dhe këtë e argumentonte me këtë shenjë.
Mendimi me i saktë është së nata e Kadrit lëviz në dhjetë netët e fundit, kurse në netët tek ka mundësi të jetë, e nata e njëzetë e shtatë është me së e mundshme të jetë në të nata e Kadrit.
Kush bën përpjekje në adhurim në dhjetë netët e fundit, me namaz, lexim të Kur’an-it, lutje e gjëra të tjera nga punët e mira do ta arrin natën e Kadrit pa dyshim dhe do të arrin sukses në atë që e ka premtuar Allahu për atë që bën namaz dhe ibadet me bindje dhe llogari në shpërblim.
Allahut i takon suksesi, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ, familjen dhe shokët e tij!