Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

”A shkaktojnë përçarje Refuzuesit e Bidatçinjve”?!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetja: ”Shumë prej njerëzve thonë se Refuzuesit e Pasuesve të Bidatit shkaktojnë përçarje”

Përgjigje: ”Po e saktë, përçarje (ndarje) midis të vërtetës (hakut) dhe të kotës (batil)”

Ne e ndajmë të vërtetën nga e kota dhe bëjmë dallim midis Pasuesve të së vërtetës dhe Pasuesve të humbjes dhe do t`i refuzojmë (kundërshtojmë) ata.

Dijetarët i kanë refuzuar Pasuesit e Bidatit, porse refuzimi nuk bëhet për të shkaktuar përçarje por për të bashkuar njerëzit rreth të vërtetës sepse vazhdimësia e njerëzve në HUMBJE dhe tek thëniet e devijuara, pikërisht kjo gjë shkakton përçarje (ndarje) në radhët e muslimanëve.

Ndërsa përsa i përket sqarimit të së vërtetës për njerëzit në mënyrë që ata të bashkohen tek ajo, atëherë kjo është thirrje për BASHKIM dhe JO për PËRÇARJE.

Thirrja e cila shkakton vërtetë përçarje është ajo lloji thirrje e cila fton për MOS-REFUZIM të Pasuesve të Bidatit.

Kjo është THIRRJA që sjell përçarje (ndarje) nëse ata vërtetë logjikojnë.

Shpërndaje: