“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A shpërblehet burri që falët me gruan e tij sikurse kur falet me xhemat?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/12461

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Namazi i burrit që e falë me gruan e tij, a konsiderohet të jetë namaz me xhemat nëse ai ka arsye që të mos dalë në xhami?

Përgjigje: Jo, ky nuk është namaz me xhemat. Namazi me xhemat konsiderohet kur janë dy burra ose më shumë. Ndërsa namazi i burrit me gruan e tij e ka vetëm shpërblimin e pasimit.

Përveç kësaj gruaja nuk duhet të qëndrojë përkrah tij sepse nuk është e lejueshme për gruan të qëndrojë përkrah tij. Ajo duhet të qëndrojë pas tij. Shkruhet në disa libra që ajo duhet të qëndrojë përkrah tij, por kjo është gabim. Profeti ﷺ urdhëroi që gratë të falen pas burrave. Urdhëroi që ato të qëndrojnë pas burrave e jo me burrat. Ato nuk duhet të qëndrojnë përkrah burrave edhe në qoftë se falen vetëm një burrë dhe një grua.

Shpërndaje: