Imam Muhammad bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (12/449)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimame.com
Pyetje: Namazfalësi dëgjon dikë që troket në derë dhe fillon të dyshojë se a ta ndërpresë namazin për ta hapur derën apo jo. A prishet namazi në këtë rast?
Përgjigje: Sipas disa dijetarëve prishet namazi edhe pse ai nuk vendos që ta ndërpresë namazin. Dijetarë të tjerë thonë se namazi nuk prishet nga dyshimi. Në thelb, qëllimi mbetet që nuk prishet nga dyshimi. Ky mendim është i saktë. Përderisa nuk vendos që ta prishë namazin, ai konsiderohet akoma se është duke u falur.