“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A ta prishim agjërimin kur shohim se dielli ka perënduar?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr: 18501

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne nuk mund të dëgjojmë ezanin sepse xhamia është larg nga vendi ku ne jetojmë. A është e lejuar për ne që të bëjmë iftar kur e shohim se dielli ka perënduar?

Përgjigje: Nëse je i sigurt apo anoni kah ajo se dielli ka perënduar, ose kur nuk je i sigurt se ka perënduar për shkak të reve të shumta, mund të bësh iftar nëse nuk e dëgjon ezanin për shkak se jeton larg nga xhamia.

 Kjo është e bazuar në një hadith ku profeti Muhammed ﷺ ka thënë:

‘’Kur bie nata nga kjo anë dhe dita zhduket nga kjo anë, dhe dielli ka perënduar atëherë agjëruesi duhet ta prish agjërimin e tij.’’

Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Shpërndaje: