Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika’ati ma’a esh-Shejkhejn, pyetur nga Abdullah et-Tejjar (2/58-59)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Nëse një person e ka kryer haxhin e detyrueshëm, a është më mirë për të që të bëjë një haxh vullnetar, apo që t’i dhurojë këto para për projekte bamirëse?
Përgjigje: Bërja e haxhit vullnetar është më mirë se sa dhënia e lëmoshës. Por në qoftë se ka muslimanë të cilët janë në nevojë (vështirësi), është më mirë që t’i ndihmosh këta muslimanë që të dalin nga gjendja e tyre e ndërlikuar.