Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A të dëgjojë ezanin apo të fali dy rekate tehijetul mesxhid?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (12/192-193)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person hyn në xhami ndërsa muezini është duke e thirrur ezanin. Cila është gjëja më e mirë për të bërë në këtë rast?

Përgjigje: Më së miri është që të përsëritet ezani dhe më pas të thotë lutjet e sakta të transmetuara. Pastaj le të falë dy rekate tehijetul mesxhid. Megjithatë, disa dijetarë besojnë se personi i cili hyn në xhami ndërsa myezini po thërret ezanin e dytë për namazin e xhumasë, duhet t’i falë menjëherë këto dy rekate për të dëgjuar hutben e xhumasë. Shpjegimi i tyre është se është obligim dëgjimi i hutbes së xhumasë, ndërsa përsëritja e ezanit është e rekomanduar, është më e rëndësishme të kryesh një obligim sesa një rekomandim.


Sulejk El-Gatafanij hyri në xhami në ditën e xhuma, ndërkohë që i dërguari i Allahut ﷺ, mbante hutben. I dërguari i Allahut ﷺ e pyeti atë: ”A u fale (2 rekate tehijetul mesxhid)?”

Tha: “Jo.”

I dëguari i Allahut ﷺ i tha: “Atëherë ngrihu dhe fali dy rekate të lehta (të shkurtra)!”

Transmeton Ebu Daudi (1116) me zinxhir të saktë.

Ebu Katadeh Es-Sulemi-radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari ﷺ ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush të hyjë në xhami, mos të ulet derisa të falë dy rekate.”

Transmeton Buhari (1163).

Shpërndaje: