Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A të falet në hotelin e saj apo në xhaminë e shenjtë në Mekë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (34)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! A është namazi i gruas në dhomën e hotelit të saj në zonën e xhamisë së shenjtë (në Mekë)1 më i mirë sesa namazi në xhaminë e shenjtë?

Përgjigje: Po. Kjo është më mbulues për të. Namazi i saj në shtëpinë e saj është më mbulues për të. Falja në shtëpi është më së miri.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamitë e Allahut.”

Kjo vlen për gjitha xhamitë në përgjithësi.

Pastaj ai ﷺ tha:

Megjithatë, shtëpitë e tyre janë më të mira për to.”

Transmeton Bukhari (900), Ebu Daudi (567), etj.

Qoftë ajo në Mekë, në Medine apo kudo. Po!


1 Përveç kësaj ne duhet ta dimë se xhamia e shenjtë (në Mekë) nuk është e kufizuar vetëm në xhamin rreth qabes. Të gjitha xhamitë brenda zonës së haremit në Mekë i përkasin xhamisë së shenjtë.

Shpërndaje: