Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A të mbajmë hytbe më të gjatë sot?

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Abr-el-Hatif Ues-Sejarah (5)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Profeti ﷺ ka thënë se nga kuptimi i thellë i një burri është që predikimi i tij të jetë i shkurtër.1

Sot situata është aq e keqe sa që hatibi detyrohet ta zgjasë hytben (shejkhu e ndërpret pyetësin)…

Përgjigje: Jo për Allahun, ai nuk është i detyruar fare. Ai nuk është aspak i detyruar të veprojë në kundërshtim me sunnetin për shkak të kësaj dukurie të vazhdueshme.

Pyetje: Sa e shkurtër duhet të jetë ajo?

Përgjigje: Namazi duhet të jetë më i gjatë se ajo. Çfarë bën nëse e fal namazin më gjatë sesa e fali i dërguari ﷺ? Ti po e kundërshton atë ﷺ. Po ashtu ti e kundërshton atë ﷺ nëse hytbeja jote është më e gjatë sesa namazi yt. Nevoja që përmend mund të trajtohet në mënyra të tjera përveç hytbes. Për shembull, mund të flasësh pas namazit të xhumasë.

Pyetësi: Njerëzit nuk do të qëndrojnë pas namazit.

Përgjigje:

“Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” Junus, 10:99

Pyetësi: Jo.

Përgjigje:  Atëherë të mos qëndrojnë kurrë atëherë. Edhe të dërguarit ﷺ i ndodhi e njëjta gjë.

“Mirëpo sa herë që ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty në këmbë.” El-Xhumuah, 62:11

Çfarë do të bësh? Përveç dymbëdhjetë personave, të gjithë e lanë të dërguarin ﷺ duke qëndruar në këmbë.


1 Hadithi i plotë:

“Me të vërtetë, namazi i gjatë i një burri dhe predikimi i tij i shkurtër janë shenja të kuptimit të thellë dhe mençurisë së tij.”

Transmeton Bukhari (6292) dhe Muslimi (869).

Shpërndaje: