Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika’ati ma’a esh-Shejkhejn,
Pyetjet e shtruara nga Abdullah et-Tajjar (2/110)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Personi i cili bën itikaf, a është më mirë për të që të shpenzojë kohën e tij për të mësuar të tjerët dhe të japë mësime apo duke bërë dhikër dhe duke bërë adhurime?
Përgjigje: Është më mirë për atë që ai të kalojë kohën e tij duke bërë dhikër, të lexojë Kuran, të falet e të ngjashme.
Megjithatë, nëse është nevoja për të dhënë mësime nuk ka problem sepse ajo llogaritet si dhikër.