Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A të ulem apo t’i fali 2 rekate tehijetul mesxhid?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (51)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse hyjë në një xhami ku është duke u mbajtur një ligjëratë fetare, a duhet së pari t’i fali 2 rekate tehijetul mesxhid apo të ulem të dëgjoj ligjëratën?

Përgjigje: Së pari fali 2 rekate tehijetul mesxhid. Këtë gjithashtu duhet ta bësh nëse hynë në xhami kur imami është duke predikuar në hutben e xhumasë; fali dy rekate para se të ulesh. Këtë e urdhëroi profeti ﷺ.


Sulejk El-Gatafanij hyri në xhami në ditën e xhuma, ndërkohë që i dërguari i Allahut ﷺ, mbante hutben. I dërguari i Allahut ﷺ e pyeti atë: “A u fale (2 rekate tehijetul mesxhid)?”

Tha: “Jo.”

I dëguari i Allahut ﷺ i tha: “Atëherë ngrihu dhe fali dy rekate të lehta (të shkurtra)!”

Transmeton Ebu Daudi (nr. 1116) me zinxhir të saktë.

“Kur ndonjëri prej jush të hyjë në xhami, mos të ulet derisa të falë dy rekate.”

Transmeton Buhari (nr 1163).

Shpërndaje: