Burimi: ”Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr.6257
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A është e vërtetë se Isai (alejhis-selam) është ende gjallë në qiellin e tretë? Ai nuk u kryqëzua? Ai do të kthehet në tokë përsëri? A do të kthehet si një profet apo një njeri i thjeshtë?”
Përgjigje: ”Isai (alejhis-selam) as nuk u gozhdua e as nuk u mbytë, sepse Allahu (Te’ala) thotë:
”Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau.” 1
Ai u ngritë lartë në qiell, me trup dhe shpirtë.
Allahu (Te’ala) ka thënë:
”Përkundrazi, Allahu e ngriti atë pranë Vetes.” 2
Ai do të zbres në fund të kohës si një sundimtar i drejtë për të prishur kryqin, të mbysë derrin dhe të qeveris në pajtim me sheriatin e Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem).
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.”
1 An-Nisa’ 4:157
2 An-Nisa’ 4:158