“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A veproj shirk nëse i bindem gruas në mëkat?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Shejkh i nderuar, çfarë thoni ju mbi këtë shprehje: “Nëse i bindesh gruas në mëkat, ti veçse e ke adhuruar atë përpos Allahut dhe e ka marrë atë si një idhull”?”

Përgjigje: “Po; bindja ndaj krijesave në atë që i bën mëkat Krijuesit është një lloj i adhurimit (ndaj krijesave). Kjo quhet shirk në bindje, megjithatë nuk është shirk i madh që e nxjerr nga feja. Por, është një lloj i shirkut.

Ti e ke obligim që të mos i bindesh askujt në atë që i bën mëkat Allahut, edhe nëse është gruaja apo dikush tjetër. Thotë Allahu:

وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ

“E nëse ju u bindeni atyre, atëherë ju do të ishit idhujtarë.” 6:121

Kjo është shirk në bindje.”

Shpërndaje: