Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Aba’ah me mëngë të gjëra

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (78 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që gruaja të vesh aba’ah (mantel) me mëng të gjera? Ajo mbulonë duart dhe nuk është me zbukurime.

Përgjigje: Unë mendoj që gratë tona duhet të kenë personalitet Islamik dhe të vazhdojnë të veshin aba’an (mbulesën) e zakonshme e cila vendoset mbi kokë. Ajo mbulon më mirë. Aba’ah e cila vendoset mbi supe (manteli) zbulonë formën e supeve dhe gjatësinë e qafës. Gjithashtu, ekziston rreziku që tërë çështja të shkojë edhe më larg. Gratë nuk do të mjaftohen me të. Prandaj unë mendoj që gruaja duhet ti përmbahet aba’as së saj e cila vendoset mbi kokë dhe mbulon pjesën tjetër të trupit.

Shpërndaje: