Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (55)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/IGHATSAH%20-%2017%20-0%207%20-%201437-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Personi që vuan nga rrjedhja e urinës duhet të merr abdes para çdo namazi. Nëse ai merr abdes para tavafit dhe nuk mund ta përfundojë tavafin derisa të jetë koha për të falur namazin e dytë, a duhet të merr abdes përsëri?
Përgjigje: Po. Ai duhet të merr abdes përsëri për namaz. Ai le të dalë jashtë (xhamisë) dhe të merr abdes dhe të zë nga namazi atë që mundet.
Pyetje: A duhet ta kompletojë tavafin e tij?
Përgjigje: Po, ai duhet ta bëjë këtë. Kjo lejohet. Ai është i arsyetuar. Dijetarët kanë mospajtime nëse abdesi është kusht për bërjen e tavafit, ndryshe nga namazi për abdesin e të cilit ata janë unanim.