Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Abdesi dhe lyerja e thonjve

Shejkh Salih bin Abdil-Aziz Al esh-Shejkh

Burimi: el-Mindhar, fq. 102

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Për personin që merr abdes, është obligim që uji t’i përshkojë të gjitha pjesët e duhura. Këtu përfshihen edhe thonjtë. Lyerja e thonjve e bën të pamundur që uji të përshkojë tërë dorën e saj. Nëse një gjë e tillë ka ndodhur, abdesi nuk është marrë siç duhet, sepse larja e pjesëve të obliguara gjatë abdesit, nuk ka ndodhur në tërësi ashtu siç kërkohet.

Allahu Te ala ka thënë:

“O ju që keni besuar! Kur doni të kryeni faljen, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla, kaloni duart e lagura mbi kokat tuaja, lani edhe këmbët deri në nyje.” 5:6

Nëse abdesi nuk është i plotë, rrjedhimisht namazi nuk është i saktë. Cilës grua i pëlqen që namazi i saj të mos jetë i saktë? Kështu pra gruaja e cila i lyen thonjtë, para se të marrë abdes së pari duhet ta largojë llakun nga thonjtë.

Shpërndaje: