“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

Burimi: “Një përmbledhje e librit El-Inxhaz fi terxhmetil-Imam Abdul-Aziz bin Baz nga Abdurr-Rrahman er-Rahmeh (me disa shtesa)”

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

 

Emri i tij:

Abdul-Aziz bin Abdullah bin Abdurr-Rrahman bin Muhamed bin Al Baz.

Lindja e tij: Ai ka lindur në Riad, më 12 Dhul-Hixhe, në vitin 1330.

Mësuesit e tij

1) Shejkh el-Alameh Muhamed bin Abdil-Latif Al esh-Shejkh (vdiq 1376).

2) Shejkh el-Muhadith Sa’d bin Hamed bin Ali bin ‘Atik (vdiq 1349).

3) Shejkh el-Alameh Salih bin Abdil-Aziz Al esh-Shejkh (vdiq 1372).

4) Shejkh el-Imam Muhamed bin Ibrahim Al esh-Shejkh (vdiq 1389). Ai ishte Myftiu i Arabisë Saudite. Shejkh Ibn Bazi studioi tek ai gjatë një periudhe dhjetë vjeçare, ku vazhdimisht ishte me të. Shejkh Ibn Baz konsiderohet studenti i tij më i afërt dhe më i famshëm ndër të tjerët.

Nxënësit e tij

Shejkh Ibn Baz kishte një numër të madh të studentëve dhe është e vështirë për t’i numëruar të gjithë ata. Shumë prej tyre numërohen në mesin e dijetarëve të mëdhenj të kohës sonë. Ndër më të famshëm të cilët kanë studiuar tek ai ishin:

1) Shejkh el-Alameh Abdullah el-Ghudejjan- i cili ndër të tjera ishte anëtar i “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” në Arabin Saudite.

2) Shejkh Ibrahim bin Muhamed Al esh-Shejkh- ish-ministër i drejtësisë në Arabinë Saudite.

3) Shejkh el-Alameh el-Fakih Muhamed bin Salih el-Uthejmin- ai konsiderohet si një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë.

4) Shejkh Abdullah bin Muhamed ez-Zahim- ai ishte gjykatësi i lartë dhe Imam i Xhamisë së Profetit salallahu alejhi ue selem.

5) Shejkh el-Alameh Salih bin Muhamed el-Luhejdan- ish gjyqtar i Gjykatës së Lartë në Arabinë Saudite dhe anëtar i “Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj”.

6) Shejkh el-Muhadith Abdul-Muhsin el-Abbad- dikur rektor në Universitetin Islamik të Medinës dhe dijetari më i madh në Medine tani për tani.

7) Shejkh Muhamed Eman el-Xhamij- një nga dijetarët e mëdhenj të Medines.

8) Shejkh el-Alameh Salih el-Feuzan- anëtar “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” dhe një  ndër anëtarët e “Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj”.

9) Shejkh Ali bin Nasir el-Fekihi- një nga dijetarët e mëdhenj të Medines.

10) Shejkh el-Alameh Rabi el-Medkhali- një nga dijetarët më të mëdhenj dhe njohës i mirë i shkencave të Hadithit.

11) Shejkh Salih bin Sad es-Suhejmi- njëri prej dijetarëve të mëdhenj Medines.

12) Shejkh Ubejd el-Xhabiri- një nga dijetarët e mëdhenj të Medines.

Dhe akoma më shumë nga dijetarët e mëdhenj të kohës sonë.

Veprimtaria e tij

1) Gjyqtarë në qytetin Damam.

2) Mësimdhënës në Ma’had el-Ilmi në Riad dhe më pas në Fakultetin e Sheriatit.

3) Zëvendës Rektor dhe pastaj Rektor i Universitetit Islamik të Medines.

4) Kryetari i “Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj”.

5) Kryetar i “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”.

6) Myfti i Arabisë Saudite.

Lëvdatat e dijetarëve për të

1) Shejkh el-Alameh Abdurr-Rrahman bin Kasim ka thënë: “Shejkh Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz është dijetar i nderuar, dijetar në hadith dhe fikh, i cili i mëson nxënësit …” (Për më shumë shih “Durarus-Senijeh” (16/484-485)

2) Shejkh Rabi el-Medkhali ka thënë: “Unë e kam njohur këtë Imam dhe dijetar të madh nëpërmjet diturisë së tij, veprimeve të tij, sjelljeve. Ai jepte rëndësi aq shumë gjendjes së myslimanëve dhe i jepte rëndësi të madhe të thirrurit në Selefizëm, Selefive dhe thirrësve Selefi në Lindje dhe Perëndim…” ( Për më shumë shih Tedhkirun-Nabihin 386)

3) Shejkh el-Muhadith Abdulmuhsin el-Abbad ka thënë: “Ai ishte dijetari i nderuar, imam, dijetar i fikhut dhe hadithit, Shejkhul-Islam, Myftiu i njerëzve, Ripërtërirës i  shekullit të 15- Shejkh Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz …” (Për më shumë shih Shejkh Ibn Baz namudhexh min Er-Ra’il el-Euuel, e cila është pjesë e mledhjes së librave të Shejkh Abdul-Muhsinit (6/449)

Vdekja e tij:

Shejkhu vdiq në vitin 1420 pasi ka qenë i sëmurë dhe ai u varros në Meke, ku në varrimin e tij morën pjesë një numër shumë i madh i njerëzve, dhe vetëm Allahu e di se sa mund të ishin ata të cilët ia falën namazin e xhenazes.

Shpërndaje: