Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Abdul-Uehabi – A justifikohet njeriu për injorancën e tij? (1)

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Sherh Fet’hul Mexhid (48)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A do të thotë thënia e imam Muhammed bin Abdil-Uehabit -rahimehullah-:

“Nëse ne nuk e deklarojmë kafir dikë që adhuron idhullin për shkak të paditurisë së tyre dhe mungesës së atyre që ua tërheqin vërejtjen.”1

A kuptohet nga këto fjalë se shejkhu e arsyeton njeriun që bën shirk me padituri?

Përgjigje: I padituri që nuk ka dikë që e mëson atë; atij që nuk i ka arritur asgjë dhe nuk ka dikë që ta mësojë. Ky justifikohet, po.

Por ai që dëgjon fjalimet e dijetarëve, hadithet në radio, leksionet dhe predikimet në xhamitë, ky nuk është i justifikuar, këtij i ka arritur thirrja, këtij i kanë arritur argumentet. Deri kur duhet të justifikohet me injorancë? A duhet që Muhammedi ﷺ t’i vjen atij që ta informojë në lidhje me gjendjen e tij? I dërguari ﷺ e kumtoi (shpalljen) në mënyrë të qartë. Ai e informoi tërë umetin. Atë që e ka arritur Kurani, atij i është ngritur argumenti.

Allahu -xhela ue ala- ka thënë:

“Ky Kuran më është shpallur në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet.”  El-Enam, 6:19 


1 Fataua ue Mese’il esh-Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab, fq. 5-6, në Mexhmu Mu’al-lefet-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab, Vol. 2.

Shpërndaje: