Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Abdullah bin Humejd

Burimi: Biografia është një përmbledhje e shkurtër e shkruar nga biri i Shejkhut Dr. Salih bin Abdil-lah bin Humejd, në librin “El-Hadaik el-Behijjeh fi Sijer ba’dil-‘Ulemah el-Mu’asirin” (fq. 77-102)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Emri i tij:

Ai ishte dijetari i madh sidomos në Fikh, Ebu Muhamed Abdullah bin Muhamed bin Abdirr-Rrahman bin Abdil-Aziz bin Abdirr-Rrahman bin Husejn bin Humejd. Ai është nga fisi i njohur i Beni Khalid.

Lindja e tij dhe fillimi i studimeve të tij

Ai u lind në qytetin e Riadit, me 29 Dhul-Hixhe, në vitin 1329 H. Babai i tij vdiq kur ai ishte dy vjeç ndërsa nëna e tij vdiq kur ai ishte gjashtë vjeç.

Ai u verbua nga një sëmundje e zakonshme qysh në moshën e hershme të fëmijërisë. Megjithatë, e filloi mësimin e Kuranit përmendësh tek mësuesi i njohur i Kuranit Ali bin Muhamed. Pasi ai mësoi Kuranin përmendësh, filloi të mësojë tek dijetarët e mëdhenj në Arabinë Saudite.

Mësuesit e tij:

1) Shejkh Salih bin Abdil-Aziz bin Al esh-Shejkh- ishte gjykatës në Riad. Tek ai mësoi në lëmin e Akides dhe Fikhut.

2) Shejkh Muahamed bin Abdil-Latif- tek ai mësoi gjithashtu Akiden dhe Fikhun.

3) Shejkh Muhamed bin Ibrahim- myftiu i asaj kohe në Arabinë Saudite. Ai konsiderohet të jetë mësuesi më i madh i tij. Tek ai mësoi në lëmin e Akides, Fikhut, Hadithit, Mustalahut (një nga shkencat kryesore të shkencës së Hadithit), Gramatikës arabe dhe Trashëgiminë islame. Ai më vonë, tregohet duke qenë një nga nxënësit më të zellshëm të Shejkh Muhamed bin Ibrahimit. Kjo bëhet shkak që Shejkh Muhamed bin Ibrahim ta bëjë atë zëvendës të tij, kur  nuk kishte mundësi të mbante derse në xhaminë e tij.

Mësimdhënia e tij:

Shejkh Ibn Humejd e kishte zakon të mbante shumë derse, të cilat zakonisht i mbante pas namazit të sabahut, drekës, ikindisë dhe akshamit, nga ku dolën shumë nxënës të zellshëm. Ai shkroi libra të shkurtra, po ashtu dhe të gjatë. Derset i kishte në lëmin e Akides, Fikhut, Gramatikës arabe, Historisë islame, Mustalah, Moralit islam, Trashëgimisë islame dhe të tjera.

Nxënësit e tij:

Shejhu kishte shumë nxënës, të cilët më vonë do të numëroheshin në mesin e dijetarëve të mëdhenj. Ndër ta ishin:

1) Shejkh Salih el-Feuzan- llogaritet në mesin e dijetarëve më të mëdhenj të kohës së sotme dhe është anëtar në “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva në Arabinë Saudite”.

2) Shejkh Salih el-Luhejdan- është një prej dijetarëve më të mëdhenj. Ai ishte ish-kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor në Arabinë Saudite.

3) Shejkh Abdul-Aziz bin Salih- ai ishte imami në Xhaminë e Profetit salallahu alejhi ue selem në Medine dhe gjykatës i Gjykatës së Lartë në Medine.

4) Shejkh Abdulaziz Al esh-Shejkh- Myftiu aktual i Arabisë Saudite dhe kryetari i “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva në Arabinë Saudite”.

Veprimtaritë e tij:

1) Gjykatës në qytetet: Riad, Sudejr, Kasim dhe Hixhaz.

2) Këshilltar personal i Mbretit Abdul-Aziz rreth çështjeve të fesë.

3) Përgjegjës rreth çështjeve fetare në Qabenë e shenjtë.

4) Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor në Arabinë Saudite.

Vdekja e tij:

Shejkhu u diagnostifikua me kancer në vitin 1401 H. Megjithatë, ai kurrë nuk ankohej, duronte për së tepërmi. Në vitin 1402 H sëmundja iu përkeqësua edhe më shumë, derisa humbi ndjenjat. Vdiq më 20 të Dhul-Ki’adeh të vitit 1402H.

Shpërndaje: