Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Abdullah el-Ghunejman është Sururi

Shejkh Ubejd bin Abdil-lah el-Xhabiri

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=140952

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Sa e saktë është metodologjia e Shejkh Abdullah el- Ghunejmanit? A lejohet të prezantojmë tek ai?

Përgjigje: Sipas asaj që më është konfirmuar me dokumente mua, ky njeri është Sururi, Sururi! Unë e kam një kasetë në të cilën ai e lavdëron themeluesin e Sururive, Muhammed bin Naxhif Surur Zejn-ul-Abidinin. Ai e lavdëron atë dhe i qorton ata që e qortojnë atë.

Unë e kam gazetën, apo revistën, të quajtur el-Mishkah, në të cilën është një intervistë me të. Aty ka gjëra katastrofike, duke përfshirë parimin ”arsyetim dhe bashkëpunim” dhe se Teuhid-ul-Hakimijeh është një formë katërt e Teuhidit.

Ky njeri është i rrezikshëm. Është e vërtetë se ai ka dije, por metodologjia e tij nuk është e saktë. Prandaj unë them pa pasur respekt për atë që e ka thirrur atë në Kuvajt se e ka sulmuar Selefizmin dhe Selefitë. Ai duhet të këshillohet dhe paralajmërohet që të mos e përsëris këtë më.

Nëse ai pastaj e fton atë përsëri ose ata sikurse ai, ju duhet të dini se ai nuk është nga ju Selefitë dhe se ju nuk jeni prej tij. Braktisne atë, qëndroni larg tij dhe braktisne atë. Nëse ai është injorant në lidhje me të, ai duhet ta mësojë këtë. Nëse ai refuzon këshillën ai nuk është i shëndoshë në sytë tanë. Kam për qëllim thirrësin dhe ju e dini se kush është ai.

Shpërndaje: