Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di

Burimi: “Përmbledhje nga libri el-Hadaik el-Bahijjeh (19-45)” nga Dr. Tarik el-Huvejtir. Biografia është shkruar nga Shejkh Abdullah el-Bassam (me disa shtesa)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Lindja dhe emri i tij

Ai u lind në qytetin Unejzeh, me 12 Muharrem në vitin 1307 hixhri. Emri i tij ishte Abdurr-Rrahman bin Nasir bin Abdil-lah bin Nasir Al S’adi nga fisi Benu Temim Nëna e tij vdiq kur ai ishte vetëm katër vjeç, kurse babai i tij vdiq kur ai ishte shtatë vjeç. Gruaja e babait të tij u kujdes për të shumë mirë dhe me përkushtim të veçantë, ngase atë e donte më shumë sesa fëmijët e saj.

Fillimi i studimeve

Në moshën e adoleshencës ai jetonte në shtëpinë e vëllait të tij të madh. Filloi kërkimin e diturisë me zell të posaçëm. Kuranin e mësoi përmendësh në moshën dymbëdhjetë vjeçare në shkollën Sulejman bin Damigj. Pastaj ai filloi të studiojë tek dijetarët që ishin në zonën ku ai jetonte. Shpejt u bë e qartë se ai ishte një nxënës më i zellshëm sesa kolegët e tij të studimit, kështu që ata filluan të studiojnë tek ai.

Prej librave që ai i mësoi përmendësh përpos Kuranit ishin: ‘Umdetul-Ahkam, Delilut-Talib, disa nga koleksionet e poezisë së Ibn Abdil-Kavijjs dhe Nunijen e Ibnul-Kajimit.

Mësuesit e tij:

Ai kishte mësuar afërsish tek dhjetëra dijetarë të asaj kohe, prej më të njohurve janë:

1) Shejkh Salih Kadi Uthman bin Al Kadi, tek i cili ka studiuar më së gjati.

2) Shejkh Muhamed Abdul-Aziz el-Mani.

3) Shejkh Ibrahim bin Salih bin Isa.

Studentët e tij:

Ai kishte shumë studentë të cilët më vonë do të bëheshin prej dijetarëve të mëdhenj, në mesin e tyre ishin:

1) Imam Muhamed bin Salih el-Uthejmin- Dijetar i madh, i cili numërohet ndër dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë, sidomos në çështje të fikhut.

2) Shejkh Abdullah bin Abdul-Aziz el-Akil- Ai ishte kryetar i Gjykatës në Arabisë Saudite në të kaluarën, numërohet në mesin e dijetarëve më të mëdhenj tani për tani në Arabinë Saudite.

3) Shejkh Abdullah el-Bessam- Një nga dijetarët e mëdhenj, është autor i disa librave shumë të rëndësishme.

Librat e tij:

Shejkhu ishte një shkrimtar i madh dhe është bërë i njohur për librat e tij të mirë. Ai shkroi mbi dyzetë libra, shumë prej tyre përdoren në mësimdhënie nga dijetarët më të mëdhenj. Në mesin e këtyre librave janë:

1) Minhaxhus-Salikin- Një libër konciz i fikhut, i cili zakonisht mësohet nëpër xhami.

2) Tejsirul-Kerimirr-Rrahman fii tefsir Kelamil-Mennan- Ky është tefsiri i njohur i Shejkhut, i cili konsiderohet një nga librat më të mirë në kohën tonë të shkruar në tefsir.

3) El-Kaua’idul-Hisan li-Tefsir el-Kuran- Një libër i rëndësishëm për rregullat themelore se si duhet të kuptohet tefsiri.

4) El-Kaulus-Sadid fii Makasidit-Teuhid- Ky është shpjegimi i

Shejkhut për librin “Kitabut-Teuhid” të Shejkh Muhamed bin Abdul-Vehabit.

Lavdatat e dijetarëve për të:

Imam Muhamed bin Salih el-Uthejmin ka thënë në lidhje me tefsirin e tij: “Me të vërtetë, tefsiri i Shejkhut tonë Abdurr-Rrahman bin Nasir es-S’adit i cili quhet Tejsirul-Kerimirr-Rrahman fi tefsir Kelamil-Mennan, konsiderohet të jetë prej tefsirëve më të mirë. Prandaj, unë e këshilloj çdo kënd i cili dëshiron të studiojë tefsirin, që biblioteka e tij të mos jetë pa këtë libër.” (Parathënie për librin “Tejsirul-Kerimirr-Rrahman fii tefsir Kelamil-Mennan” (fq. 7)

Dr. Tarik el-Khuvajtir i cili ka shkruar rreth biografisë së Shejkhut, ka thënë: “Dijetarët e kanë lavdëruar atë dhe kanë thënë se ai ishte alameh (dijetar i madh), tefsirolog, fikholog, dijetar i shkencës së Usulit (Bazave të fikut, është shkencë në vete dhe shumë e rëndësishme), po ashtu ishte edhe gjuhëtar.

Vdekja e tij:

Shejhu vdiq në natën e enjte me njëzetetre Xhumadel-Ahir të vitit 1376 hixhri. E varrosën pas namazit të drekës. Të gjithë njerëzit të vjetër dhe të rinj, morën pjesë në varrimin e tij në qytetin Unejzeh. Njerëzit në atë kohë ishin shumë të pikëlluar.

Shpërndaje: