Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Abdurr-Rrezak El-Afifi

Burimi: Biografia është një përmbledhje e asaj që Dr Falih Es-Sagir shkroi në librin e tij El-Heda’ikul Behij-jeh fi Sijeri ba´dil Ulemail Mu’as-sirijn (f. 105-128), me disa shtesa.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Emri i tij dhe lindja:
Ai është Shejkhu dhe dijetari i madh Abdurr-Rrezak Ibn Afifi Ibn Atij-jeh En-Nubi lindi në një fshat që ndodhet në zonën El-Munifij-jeh në Egjipt në vitin 1325 hixhri.

Fillimi i studimeve të tij:
Shejkhu filloi të studiojë në Universitetin El-Ez´her dhe u diplomua në vitin 1351 hixhri. Pastaj u specializua në Fikh dhe bazat e tij dhe i vazhdoi studimet e tij, derisa ai u bë një nga dijetarët më të mëdhenj të Egjiptit.

Mësimet e tij dhe puna e tij:
Ai filloi të japë mësime në shkolla që i përkisnin Universitetit të Ez´herit në Egjipt dhe pastaj ai emigroi në Arabinë Saudite në vitin 1367 hixhri. Dha mësim në qendrat e mësimit islam në Taif, Rijad dhe Unejzeh. Pasiqë u hap Fakulteti i Sheriatit në Rijad, ai filloi mësimdhënien atje. Në vitin 1385 hixhri në Rijad u hap fakulteti i gjykatësve, ai u bë presidenti i saj dhe ishte në mesin e atyre që ishin përgjegjës për të shkruar plan-programin.

Ai u bë anëtar i Komisionit të Përhershëm për Fetva në vitin 1391 hixhri në Arabinë Saudite dhe nënkryetar i saj derisa ai vdiq. Ai ishte gjithashtu anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj në Arabinë Saudite.

Studentët e tij:
Shumë prej dijetarëve të mëdhenj të kësaj kohe ishin studentë të Shejhut.

Ndër ta ishin:
1) Shejkh Salih El-Luhejdan, i cili është një prej dijetarëve të mëdhenj të kohës sonë. Ai ishte ish-kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor në Arabinë Saudite.

2) Shejkh Salih El-Feuzan, i cili llogaritet prej dijetarëve më të mëdhenj sot dhe është anëtar i Komisionit të Përhershëm për Fetva në Arabinë Saudite.

3) Shejkh Salih El-Etram, i cili ishte njëri prej dijetarëve të mëdhenj që kanë jetuar në Arabinë Saudite.

4) Shejkh Abdullah Ibn Kuud, i cili ishte anëtar i Komisionit të Përhershëm për Fetva në Arabinë Saudite.

Sjellja e tij:
Shejkhu kishte atribute të cilat duhet t`i ketë dijetari i vërtetë. Zakonisht buzëqeshja shihej në fytyrën e tij dhe ishte i njohur për dashurinë e tij ndaj mirësive dhe dëshira për t`i ndihmuar njerëzit e tjerë. Ai ishte asket në lidhje me jetën e kësaj bote dhe nuk interesohej për bukurinë e saj, edhe pse ai lehtë mund të kishte mundësin që ta arrijë atë.

Ai e urrente që të lartësohej dhe të bëhej i famshëm pavarësisht dijes së tij të pabesueshme. Ai kurrë nuk fliste keq për të tjerët dhe ishte i njohur për mikpritjen e tij ndaj mysafirëve të tij. Ai kujdesej për kohën e tij duke lexuar Kur’anin dhe leximin e diturisë së dobishme. Ai gjithashtu i jepte rëndësi të madhe ndodhive të muslimanëve në mbarë botën.

Sëmundja dhe vdekja e tij:
Shejkhu ishte i sëmuar tek veshkat, në zemër dhe në mëlçinë e tij përgjatë një kohe të gjatë dhe ai vdiq më 25 Rabi-ul-Auuel të vitit 1415 hixhri.

Shpërndaje: