Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudah (26)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Sa herë që një grua lind fëmijë, fëmija është i deformuar. A i lejohet asaj që të bëjë abort para muajit të katërt?
Përgjigje: Kur ajo e lind fëmijën, a del fëmija i deformuar. A del i vdekur?
Pyetje: Jeton disa ditë. Pastaj ai vdes.
Përgjigje: Unë besoj se asaj nuk i lejohet që të bëjë abort pasi që fetusit i është dhënë shpirti.
Pyetje: Para muajit të katërt?
Përgjigje: Para muajit të katërt.
Pyetje: Kjo është ajo që ajo kjo pyet. A i lejohet që të bëjë abort para muajit të katërt?
Përgjigje: Asaj i lejohet ta bëjë këtë, por kjo është e urryer (mekruh). Unë kam dëgjuar për një incident që të kujton këtë. Një mjek i tha gruas se fëmija do të lind i deformuar. Por sipas urtësisë së Allahut (Azze ue Xhel) fëmija lindi në formën më të mirë të mundshme. Prandaj, nuk mund të jemi të sigurt se fjalët e mjekëve janë të vërteta. Ata mund të llogarisin gabim.
Në çdo rast, nuk është e ndaluar që të bëhet abort para se ti jetë dhënë shpirti fetusit. Kjo është e lejuar dhe në veçanti në qoftë se ajo ka këto përvoja.