Alameh Muhammed bin Abdil-Uehab el-Uasabi (v. 1436)
Burimi: http://olamayemen.com
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa njerëz e caktojnë natën e njëzet e shtatë për të gostitur agjëruesin me iftar, për të paguar zekatin ose për të bërë umren në mënyrë që kallaballëku të bëhet edhe më i madh.
Përgjigje: Të gjitha këto specifikime janë në kundërshtim me qëllimin dhe sunnetin. Është sunnet që të mos synosh umrën mu në natën e njëzet e shtatë. I tërë Ramazani është një periudhë për umre pavarësisht se në cilën kohë të ditës bëhet. I tërë Ramazani është një periudhë për pagimin e zekatit1. Kushdo që dëshiron të dhurojë bamirësi mund ta bëjë atë kur të dëshiron në Ramazan ose jashtë Ramazanit.
Në lidhje me mbrëmjen e njëzet e shtatë, profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që me besim dhe shpresë falet gjatë natës së Kadrit për arritjen e shpërblimit të saj do t’i falen të gjitha mëkatet e kaluara.”2
Ai tha:
“Ai që falet me besim dhe shpresë.”
Ai nuk tha: “Ai që bën umren ose dhuron bamirësi, ose e paguan zekatin.”
Ai tha:
“Ai që me besim dhe shpresë falet gjatë natës së Kadrit për arritjen e shpërblimit të saj do t’i falen të gjitha mëkatet e kaluara.”
Ajo ndodh gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Ka më shumë gjasa që të ndodh në një natë tek, si nata në njëzet e një, njëzet e tretë, njëzet e pesë, njëzet e shtatë ose njëzet e nëntë. Nga këto netë ka më shumë gjasa që të ndodh natën njëzet e shtatë. Mendimi më i saktë është se ajo lëviz. Një vit, ajo ndodh në një datë, një vit tjetër një datë tjetër. Ajo pra lëvizë. Mund të ndodh edhe në një natë çiftë në dhjetë netët e fundit.
1 Nëse pasuria ka arritur nisabin dhe kohën.
2 Bukhari (1901) dhe Muslimi (760).