Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Adhurimi i idhujve sipas dijetarit Sufi el-Xhili

Alameh Abdurr-Rrahman el-Uakil (v. 1390)

Burimi: Mexhmu-ul-Makalat (1/370-371)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

El-Xhili (v.826) pohoi se gjithçka është Allah (subhaneh). Ai do të thoshte se gjitha ato që njerëzit adhurojnë në fakt janë Allahu. Sigurisht që është kështu, gjithçka është Allah. Ai tha për njerëzit që adhurojnë gurë, trupa qiellorë dhe natyrën:

“E vërteta dëshiroi t’ua sqaronte atyre se zotat janë fenomene dhe se hyjnia në to është e vërteta kështu që e kanë adhuruar vetëm Atë. Prandaj ai e shpjegoi ajetin “nuk meriton adhurimin askush përveç Meje”. Do të thotë, Unë jam gjithçka që quhet “zot” dhe se gjithçka që adhurohet në botë jam Unë.”1


1 el-Insan el-Kemil (2/69).

Shpërndaje: