Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Burimi: er-Rad ala esh-Shadhili, fq. 167-168
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është tërësisht e drejtë të thuhet se besimi i nasarave (të krishterëve) është më i mirë se besimi i Panenteistëve që thonë se Ebu Sa’id el-Kharraz është Allahu. Në fakt, ata thonë se Allahu është Ebu Sa’id el-Kharras dhe emra të tjerë të shpikur. Kështu, thanë disa nga personalitetet e tyre të mëdhenj kur u pyetën për dallimin mes tyre dhe nasarave (të krishterëve), thanë:
“Të krishterët kanë specifikuar.”
Kjo gjendet, ndër të tjera në fjalët e Ibn Arabiut në “el-Fusus”1 dhe në vende të tjera. Ata qortojnë adhuruesit e idhujve dhe nasarat (të krishterët), sepse ata adhuronin vetëm disa gjëra. Një i dijshëm sipas tyre është ai që adhuron gjithçka.
Ibn Arabi tha:
“Ata thanë kur thurnin plane:
لَا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا
”Dhe u thanë: Mos braktisni të adhuruarit tuaj kurrsesi, mos braktisni Uadin, as Suuan, as Jaguthin, as Ja’ukin, as Nes’ran.”2
Sepse nëse ata i kishin braktisur ata, ata do të kishin braktisur një pjesë përkatëse të së vërtetës. E vërteta është në çdo gjë që adhurohet, disa e dinë këtë, të tjerët nuk e dinë këtë.”
Kështu thonë heretikët panenteistët që besojnë se ekzistenca është një. Ata kanë poezi rreth besimit të tyre. Një prej tyre quhet “Nadhm-us-Suluk” nga Ibn-ul-Ferid’h. Ibn Isra’il gjithashtu ka poezi mbi këtë çështje dhe gjithashtu et-Tilmisani, autori i librit “Sherh-ul-Esma el-Husna” dhe “Sherh Mauakif-in-Nafari”.
Ibn Arabi gjithashtu tha:
“Musa ishte më i ditur se sa Haruni në lidhje me këtë. Ai e dinte se çfarë adhuronin adhuruesit e viçit dhe se Allahu kishte vendosur që vetëm Ai të adhurohej. Çdo gjë që Allahu përcakton ajo ndodh. Pra, Musai e qortoi vëllain e tij Harunin sepse ai qortoi adhurimin e viçit dhe kishte mungesë të tolerances ndaj tyre. Një i ditur e sheh të vërtetën në gjithçka, ose më saktë të thuhet, se Ai është gjithçka.”3
Këta njerëz i përkasin shtrembëruesve më të mëdhenj të fjalëve dhe kombinojnë racionalizmin e sofistikuar me qëndrimin e Keramitave ndaj Kur’anit dhe Sunnetit, ashtu si vëllezërit e tyre Isma’lijjah.
1 Fq. 36
2 71:23
3 Fusus-ul-Hikam, fq. 128