Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (22)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighashat-25-3-1435-01.mp3
Perktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Sa herë që dëshirojë të mësojë përmendësh Kur’anin, më bëhet e vështirë të mësuarit e tij përmendësh. A konsiderohet zemra ime ti´a ketë këthyer shpinën Kur’anit?”
Përgjigje: “Ajo nuk konsiderohet – nëse do Allahu – ta ketë bërë këtë. Megjithatë, ti je neglizhent. Njeriu e do të qenurit dembel. Por në qoftë se ti adoptohesh me të, ti adoptohesh dhe fillonë ta shijoshë kënaqësin e tij. Në fillim ti ikën, por në qoftë se adobtohesh me të fillonë ta shijoshë kënaqësin e tij.
Disa nga Selefët kanë thënë: ”Kam luftuar me namazin e natës për tridhjetë vjet dhe e kam shijuar atë për njëzet vjet.”
I tillë do të jetë rezultati kur të ushtrosh dhe ta adoptosh vetën tënde me të. Shpirti ikën nga bindja:
إِنَّ النَّفْسَ لأَمَّارَةٌ بِالسُّوءِ إِلاَّ مَا رَحِمَ رَبِّيَ
”Sepse shpirti është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im.” 1
Ekzistojnë tre lloje të shpirtrave; ai që shtyhet drejt së keqes, ai që e fajëson veten e tij dhe shpirti i sigurt që e shijonë kënaqësinë dhe të ndjerit rehat me adhurim. Mos i humb shpresat. Bëhu i vendosur se do ta mësosh Kur’anin edhe nëse do të lodhesh në fillim. Pastaj fillon ta shijoshë kënaqësinë tij me lejen e Allahut.”
1 Jusuf 12:53