Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Afati kohor për mosagjërimin e udhëtarit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetua fi ahkam es-Sijam fq.132-133
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka një afat kohor mbi numrin e ditëve që mund të prishet agjërimi gjatë kohës së udhëtimit?

Përgjigje: Nuk ka asnjë kufizim specifik për këtë. Kur profeti ﷺ e çliroi Mekën në ditën e 20 të Ramazanit, ai qëndroi aty në pjesën e mbetur të Ramazanit pa agjëruar, ashtu siç është konfirmuar në hadithin e transmetuar nga Ibn Abbasi në Sahihun e Bukhariut. Pra, profeti ﷺ qëndroi 9-10 ditë të Ramazanit pa agjëruar. Ai qëndroi 19 ditë në Mekë, ndërsa ai e shkurtoi namazin dhe nuk agjëroi gjatë këtyre ditëve të Ramazanit.

Shpërndaje: