Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I afërmi ka më shumë të drejtë që t’i jepet zekati dhe kefara

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (2/226-228)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është më mirë për t’ia dhënë zekatin një të afërmi në nevojë sesa të tjerëve. Nëse nuk ke para të mjaftueshme për t’i dhënë të afërmve dhe kushërive të largët, atëherë është e detyrueshme për ta furnizuar më të afërmin. Nuk duhet t’i jepet kushëririt të largët nëse i afërti dëmtohet.

Lidhur me zekatin dhe pagimin e dëmshpërblimit, është e lejueshme që ajo t’i jepet të afërmve të cilët nuk e ke obligim që t’i furnizosh. Nëse të gjithë janë njësoj në nevojë, është e mirë t’i japësh më të afërmit.

Shpërndaje: