ImamShems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Mukhtasar-us-Saua’ik el-Mursalah, fq. 151-152
Shkurtoi: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ
“Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç’ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit mbi arsh.”1
Ai e përdori fjalën “pastaj” (ثم) që tregon për radhitjen sipas kohës. Nëse do të kishte kuptimin e aftësisë si do të ishte e lejuar të thuhet se nuk ka mundur ta sundoi arshin deri pas krijimit të qiejve dhe tokës? Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Allahu shkroi përcaktimet e krijesave 50,000 vite para se të krijonte qiejt dhe tokën, ndërsa arshi i Tij ishte mbi ujë.” 2
Nëse dikush thotë se fjala ثم (pastaj) duhet të interpretohet si “dhe” dhe duhet të lirohet nga kuptimi i radhitjes kohore, përgjigja është se ajo shkon kundër rregullave bazë dhe realitetit.
Nëse dikush thotë që fjala ثم “Pastaj” vjen në kuptimin e radhitjes kohore të lajmit dhe jo vetë ngjarjes, gjë që është e mundur që ajo e vonshmja të ketë ndodhur më herët, edhe nëse është vonuar si lajm. Përgjigja është se kjo nuk është e saktë, nuk vlen dhe nuk është përdorur ndonjëherë në gjuhën arabe. Dhe nëse është folur për këtë kështu, atëherë është e rrallë dhe nuk bën një rregull për të cilën braktiset realiteti.
Nëse dikush thotë se në Kuran thuhet:
وَلَقَدْ خَلَقْنَاكُمْ ثُمَّ صَوَّرْنَاكُمْ ثُمَّ قُلْنَا لِلْمَلآئِكَةِ اسْجُدُواْ لآدَمَ
“Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e më pas engjëjve u thamë: “Bëni sexhde për Ademin”.3
ثُمَّ اللّهُ شَهِيدٌ عَلَى مَا يَفْعَلُونَ
“dhe më pas Allahu është dëshmues i asaj që punojnë.”4
Çështja është se Allahu dëshmon para se të ringjallen. Këtu është përgjigjja se dy ajetet nuk nënkuptojnë se ajo që ndodh pas ثم ndodh para kësaj. Lidhur me fjalët e Allahut:
وَلَقَدْ خَلَقْنَاكُمْ ثُمَّ صَوَّرْنَاكُمْ ثُمَّ قُلْنَا لِلْمَلآئِكَةِ اسْجُدُواْ لآدَمَ
“Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej (ثُمَّ) engjëjve u thamë: “Bëni sexhde për Ademin”.
Së pari është krijimi i prejardhjes së njeriut, babait të njeriut. Allahu (subhaneh) bëri një krijesë për ta dhe formësoi prejardhjen e njeriut dhe bëri që ai të jetë pasardhës të tij. Kështu Selefët e interpretuan këtë ajet.
Lidhur me fjalët e Allahut:
فَإِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ اللّهُ شَهِيدٌ عَلَى مَا يَفْعَلُونَ
“E ardhmja e tyre është vetëm te Ne. Allahu është dëshmues i asaj që punojnë.”
kjo nuk ka për qëllim radhitjen e diturisë së Tij për veprimet e tyre, por për radhitjen e shpërblimeve të tyre.
1 Es-Sexhde 32:4
2 Muslimi (2653).
3 El-A’raf 7:11
4 Junus 10:46