Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi dëshmon sinqeritetin e agjëruesit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205829

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Profetët ka thënë:

“Njeriu shpërblehet dhjetë herë deri në shtatëqind fish për çdo veprim. Allahu tha: “Përveç agjërimit. Agjërimi është i Imi dhe Unë shpërblej për të.”

Agjëruesi është i sinqertë me Allahun. Ai nuk tregon shenja të syefaqësisë ose shpresë për një reputacion të mirë. Nëse shikon në agjëruesin dhe në atë që nuk është agjërueshëm nuk mund të shohësh ndonjë dallim tek ta. I vetmi dallim është se njëri agjëron ndryshe nga tjetri. Agjërimi është një çështje private mes agjëruesit dhe Allahut (subhanehu ue te ala). Prandaj agjërimi nuk përzihet me syefaqësi dhe shpresën për një reputacion të mirë.

Sa i përket atij që falet, njerëzit e shohin atë. Sa i përket atij që jep zekatin, njerëzit e shohin atë. Sa i përket atij që lufton për hir të Allahut, kështu që njerëzit e shohin dhe e lavdërojnë. Ai mund të bjerë në syefaqësi dhe vetëvlerësim. I tillë nuk është rasti me agjëruesin. Asnjë shenjë nuk shihet tek ai. Gjithçka ka të bëjë me një qëllim të fshehtë që është ndërmjet tij dhe Zotit të tij (subhanehu ue te ala).

Edhe nëse ai do të ishte i vetëm përtej njerëzve dhe do të ketë qasje në ushqim, pije dhe grua, ai nuk e kundërshton agjërimin e tij. Megjithëse mund të jetë i uritur dhe i etur ai nuk ha dhe nuk pi. Ai i shmang të gjitha këto. Edhe nëse e rrahin, ai nuk do ta prishë agjërimin e tij. Kjo dëshmon se ai është i sinqertë ndaj Allahut (azze ue xhel). Prandaj, Allahu (subhanehu ue te ala) tha:

“Përveç agjërimit. Agjërimi është i Imi dhe Unë shpërblej për të.”

Shpërndaje: