Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi dhe cikli mujor

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

4 – Cikli mujor

Kur gruas i vjen cikli i saj mujor, ajo nuk agjëron dhe nuk falet. Kur ajo pastrohet i kompenson ditët e humbura të Ramazanit por jo edhe namazet. Bukhari dhe të tjerët kanë transmetuar se profeti ka thënë, kur ai shpjegoi fenë e mangët të gruas:

”A nuk është rasti që ju kur keni ciklin nuk agjëroni dhe nuk faleni?” 1

Për më tepër, transmeton Bukhari dhe Muslimi nga Mu’adheh se ajo e pyeti Aishën (radijAllahu anha) përse gruaja me menstruacione duhet të kompensojë agjërimin e jo namazin.

Aishah u përgjigj: ”A je Harurijjeh (prej Khauarixhëve)?”

Atëherë ajo tha: ”Unë nuk jam Harurijjeh. Unë vetëm po pyes.”

Aishah tha:

”Ne kur kishim ciklet mujore në kohën të dërguarit të Allahut , urdhëroheshim për të kompensuar agjërimin e jo namazin.”2

Transmetuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët.

Kjo është prej mëshirës dhe mirësisë së Allahut ndaj gruas. Pasi që namazi përsëritet çdo ditë pesë herë në ditë ndryshe nga cikli mujor i cili në bazë ndodh një herë në muaj. Allahu shfuqizoi që namazi të përsëritet për shkak të vështirësive të mëdha nga e cila përbëhet ky veprim (përsëritja e tyre). Por pasi që agjërimi ndodh vetëm një herë në vit, Allahu e obligoi atë që të përmbahet nga agjërimi gjatë ciklit të saj mujor nga mëshira për të. Pastaj ajo është e detyruar të kompensojë ditët e humbura për të arritur dobinë sheriatike.


1 Bukhari (304) dhe Muslimi (80).

2 Bukhari (321) dhe Muslimi (335).

Shpërndaje: