Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (22 A), min: 17:17
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: Vajza ime u sëmur në Ramazan dhe ajo mbeti në shtrat. Pasi u shërua, ajo agjëroi. A është ajo gjithashtu e obliguar të bëjë kefara (shpagim)?
Përgjigje: Ajo nuk është e obliguar që të bëjë kefara (shpagim).
Allahu (te ala) ka thënë:
”E kush është i sëmurë ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë le të agjërojë më vonë aq ditë sa ka lënë pa i agjëruar.” El-Bekare, 2:184
Allahu pra nuk e përmendi kefaran. Ajo duhet vetëm të agjërojë.
Pyetje: A mund të bëjë haxhin për të nëse ajo nuk mund të bënë haxhin për shkak të sëmundjes së zemrës së saj?
Përgjigje: Haxhin e detyrueshëm?
Pyetje: Po.
Përgjigje: Atëherë ky veprim është i saktë.